Kronikë e zezë

Një burrë në Klinë shtie me armë zjarri ndaj gruas, me të cilën pati një zënkë

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Ilustrim
 

Të mërkurën në fshatin Perqevë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një tentativë vrasje. Një burrë ka shtënë me armë ndaj bashkëshortes.

Policia e Kosovës njofton sot se rasti është raportuar në Stacionin Policor në Klinë nga vet i dyshuari A. G. i cili ka deklaruar që kishte plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij E. G. duke e qëlluar viktimën me dy plumba në kraharorë, pas një zënke që çifti kishin në mes veti.