13:44

Polumbarët nxjerrin nga lumi Buna dy trupa të pajetë, njëri vetëm 14 vjeç

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Lumin Buna. Mëngjesin e sotëm banorë të zonës kanë parë dy trupat e pajetë dhe kanë lajmëruar polumbarët

Ata dyshohet se janë mbytur një ditë më parë, teksa ishin duke u larë në lumë. Dy të mbyturit janë Dhurim Arra nga fshati Darragjat, 39 vjeç, dhe Frenki Pëllumbaj 14 vjeç.

Trupat e dy personave janë gjetur mëngjesin e sotëm nga polumbarët e forcave Renea. Ishin familjarët që denoncuan humbjen tyre në Policinë e Shkodrës.

10:03

Hynë për t’u larë, humbin jetën dy persona në lumin e Bunës

Dy persona janë mbytur ditën e sotme në lumin Bunë, njofton Gazeta Shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Darragjat të Shkodrës, teksa një prej të mbyturve është banor i këtij fshati.

Ndërkohë nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.