Kronikë e zezë

Në një zënkë në Vushtrri përdoret arma, plagoset një person

Në një zënkë në Vushtrri përdoret arma, plagoset një person
Foto: Ilustrim

Një person është plagosur në Vushtrri në një zënkë mes katër personave të dielën.

Raportohet se në zënkë është përdorur arma ku është plagosur një person. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërsa Policia ka konfiskuar një pistoletë, tre fishekë, dy gëzhoja dhe po ashtu një veturë.