Kronikë e zezë

Iniciohen raste ndaj dhjetë personave për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Iniciohen raste ndaj dhjetë personave për mosrespektim të masave kundër pandemisë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se ka iniciuar raste ndaj dhjetë personave për mosrespektim të masave të Qeverisë së Kosovës të parapara për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Pesë raste janë iniciuar në Prizren, ku në një prej tyre një pronar i një lokali në Prizren ishte hasur duke e mbajtur lokalin hapur përtej orarit të lejuar.