Kronikë e zezë

Zbardhet shkaku i krimit monstruoz në Pogradec, gjyshja ndërhyri të mbronte mbesën nga i ati!

Zbardhet shkaku i krimit monstruoz në Pogradec, gjyshja ndërhyri të mbronte mbesën nga i ati!
12:35

Zbardhet shkaku i krimit monstruoz në Pogradec, gjyshja ndërhyri të mbronte mbesën nga i ati!

Zbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas të Pogradecit. Të afërmit e viktimës shprehen se e gjithë ngjarja ka nisur për një telefon, që zotëronte vajza 15-vjeçare e autorit.

44-vjeçari Olsi Çekiçi ka dashur të vrasë vajzën e tij për shkak të një telefoni, por ka ndërhyrë nëna e tij për të mbrojtur mbesën e mitur.

Ky ka qenë shkaku i konflikti që fillimisht nisi verbalisht dhe përfundoi me masakrimin e 70-vjeçares Firdes Çekiçi, të cilës i biri ia preu kokën.

Një i afërm i viktimës, shprehet se ngjarja nisi për një telefon, ku 44-vjeçari e ka parë në dorën e vajzës së tij dhe ka tentuar ta vrasë. Nëna është futur për të mbrojtur mbesën dhe e pësoi ajo.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe mjeku psikiatër Gentian Cala, i cili ka vizituar më parë 44-vjeçarin me probleme mendore, Olsi Çekiçi. Ai shprehet se 44-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike dhe se nën efektin e tyre dhunonte anëtarët e familjes.

10:38

Krim monstruoz në Pogradec, djali ia pret kokën nënës

E ngjashme me një skenë të një filmi horror është ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku Olsi Çekiçi masakroi me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi 70-vjeçe, duke ia hequr kokën.

Mediat shqiptare raportojnë se e gjithë ngjarja u pa dhe nga vajza 15-vjeçare e Çekiçit, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë, duke qenë se babai i saj ishte duke vrarë dhe të vëllain e tij.

Ky i fundit mori plagë nga thika dhe u dërgua në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Olsi kishte qenë disa herë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ndërsa refuzonte të merrte mjekimin e rekomanduar nga mjekët.