Kronikë e zezë

Rrahu bashkëshorten dhe vajzën, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

Rrahu bashkëshorten dhe vajzën, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

Gjykata Themelore në Prizren, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, prizrenasit R.H., pasi ai kishte rrahur bashkëshorten dhe vajzën e mitur, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Gjykata ka njoftuar se masa e paraburgimit ka hyrë në fuqi nga 8 gushti dhe vlen deri më 7 shtator. I dyshuari R.H. thuhet se fillimisht më 6 gusht e kishte goditur vajzën e mitur me mjete të papërshtatshme, duke i shkaktuar lëndime trupore, më pas më 8 gusht e kishte grushtuar bashkëshorten dhe kishte tentuar ta godiste me thikë dhe ta detyrojë të pijë barna në sasi të mëdha.