Kronikë e zezë

Dërgohet në psikiatri zvicerania që mbyti me thikë 7-vjeçarin kosovar

Dërgohet në psikiatri zvicerania që mbyti me thikë 7-vjeçarin kosovar
Foto: 20Min

Gjykata në Bazel të Zvicrës ka shpallur fajtore një 76-vjeçare zvicerane për vrasjen e 7-vjeçarit kosovar, Ilias Mahmuti. Gruaja kishte mbytur fëmijën duke e therur me thikë në mars të vitit të shkuar, ndërsa sot është dënuar me mbajtje në institucion psikiatrik.

Sipas Gjykatës, Alice F. është e papërgjegjshme penalisht për shkak të gjendjes së saj mendore, shkruajnë mediat zvicerane.