Arrestohet një qytetar pasi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dy të mitura
Të martën në Prishtinë është arrestuar një person pasi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me dy të mitura.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, i dyshuari pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari për shkak se dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dy viktimat e mitura, kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.