Kronikë e zezë

Konfiskohet automjeti në Mitrovicë, dyshohet se pronari bëri ndërhyrje në numrat e karrocerisë

Konfiskohet automjeti në Mitrovicë, dyshohet se pronari bëri ndërhyrje në numrat e karrocerisë
Foto: Ilustrim

Një veturë Jetta është konfiskuar në Mitrovicës nga Policia e Kosovës të mërkurën. Dyshohet se pronari i veturës ka ndërhyrë në numra të karrocerisë dhe po ashtu ndërhyrje tjera. Ndaj tij është hapur procedurë për falsifikim.

“Me urdhër të prokurorit automjeti është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.