Kronikë e zezë

Arrestohet rreshteri policor, dyshohet për kontrabandë me mallra

Arrestohet rreshteri policor, dyshohet për kontrabandë me mallra

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një rreshter policor me dyshimin se ka kryer tregti të ndaluar.

IPK-ja ka njoftuar se ka marrë informata se një rreshter policor dyshohet për kontrabandë me mallra. Ai është ndaluar mbrëmë në Prishtinë dhe i është kontrolluar vetura. I janë gjetur gjësende të ndryshme, përfshirë mallra tekstili e para. Mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës.