Kronikë e zezë

Tre vjet burgim mësuesit që ngacmoi seksualisht nxënësen

Tre vjet burgim mësuesit që ngacmoi seksualisht nxënësen
Foto: Ilustriim

Mësimdhënësi B.V. është dënuar me tre vjet burgim për ngacmim seksual të nxënëses së tij dhe i është ndaluar ushtrimi i profesionit të mësimdhënësit për pesë vjet, i cili do të fillojë pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar me burg.

Gjykata Themelore në Pejës ka shpallur aktgjykimin për veprën penale sulm seksual, më 10 gusht, derisa e ka bërë të ditur sot. Rasti kishte ndodhur në periudhën shtator - nëntor 2018.