Kronikë e zezë

Bie numri i të vdekurve në aksidente rrugore

Foto: Koha / ilustrim
Foto: KOHA/ Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se vitin e kaluar janë shënuar 16 vdekje më pak se sa në vitin 2018, ndërkohë që rënie të rasteve fatale është regjistruar edhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

“62 persona më pak të vdekur apo -35.42%, nëse i referohemi Raportit të Dekadës së Sigurisë Rrugore 2010-2019. 16 persona më pak të vdekur apo -12.40%, në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018. 15 persona më pak të vdekur apo -34.09%, në periudhën janar - qershor 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, ka njoftuar përmes një komunikate Policia e Kosovës.