Një i dyshuar është arrestuar të hënën në Mitrovicë pasi ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi, pas një mosmarrëveshjeje.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prishtinës.
“Ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila është përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.