Kronikë e zezë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Burdushit për tri vepra penale

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Burdushit për tri vepra penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.P. për shkak të veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

Prokuroria përmes një komunikate njofton se i pandehuri H.P. prej kohës së pavërtetuar, së paku nga data e regjistrimit të biznesit privat me aktivitetin primar “aktivitet e tjera të shëndetit të njeriut”, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, e me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare, të dëmtarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë, iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota, duke i vënë i pandehuri H.P.