Kronikë e zezë

880 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve për mosrespektim të masave

880 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve për mosrespektim të masave

880 tiketa janë shqiptuar nga Policia e Kosovës për 24 orë për shkelje të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit, po ashtu janë shqiptuar 1220 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 31 aksidente trafiku me dëme materiale, e 15 me të lënduar. Madje një nga aksidentet ka qenë me fatalitet.