Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim shtetasit të Shqipërisë për vjedhje të rëndë

Një muaj paraburgim shtetasit të Shqipërisë për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.Ç. nga fshati Borje, Komuna e Kukësit, Republika e Shqipërisë, tani me qëndrim të përkohshëm në fshatin Pllanjane, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 18.09.2020, nga ora 17:00, dhe do të zgjasë deri më datën 18.10.2020.