Kronikë e zezë

Malet në Spanjë janë mbushur me marihuanë nga shqiptarët

Malet në Spanjë janë mbushur me marihuanë nga shqiptarët

Malet Pirenej në anën spanjolle janë pushtuar nga trafikantët e mëdhenj shqiptarë, për të kultivuar marihuanë në sasi të mëdha. Ata shfrytëzojnë zonat e pabanuara për të krijuar fermat e tyre industriale. Mediat vendase raportojnë se zonat më të sulmuara janë përmes rajoneve të tilla si Hoya de Huesca, PallarsJussà (Lleida) ose qarku i vjetër i Ribagorzas.

Kultivuesit tradicionalë i janë bashkuar mafies shqiptare dhe plantacionet gjigante ruhen nga njerëz të armatosur, që rekrutohen nga vendet e Evropës Lindore dhe që thuhet se janë ish-ushtarakë. Trafikantët e zhvendosur në Pirenej, e kanë kthyer kultivimin e marihuanës në një biznes serioz dhe potencialisht më të rrezikshëm. Gjithçka tregon se ata nuk do të ndalen, pavarësisht nga fakti se tashmë e ndiejnë prezencën e policisë mbi kokat e tyre.