Kronikë e zezë

Fjolla Morina nesër në gjykatë

Fjolla Morina nesër në gjykatë

Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngëtares Fjolla Morina, në pikën e kalimit kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një armë zjarri me 23 fishekë. Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzënë.

Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. 34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.