Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për shkaktim të aksidentit me fatalitet

30 ditë paraburgim për shkaktim të aksidentit me fatalitet

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit M.S., për shkaktimin e një aksidenti trafiku me fatalitet.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.09.2020, i pandehuri nuk e ka përshtatur shpejtësinë ngasjes së automjetit kushteve të rrugës, ashtu që me pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit të tij godet këmbësorin S. H., i cili ishte duke kaluar rrugën nga ana e majtë për në të djathtë, nga drejtimi i lëvizjes së automjetit, me ç’rast si pasojë e kësaj goditje i dëmtuari ndërron jetë në vendin e ngjarjes’, thuhet nga Gjykata Themelore e Gjilanit. “Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, ndërsa propozimi i mbrojtësit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, vlerësuar si masë e pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës”.