Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një burri nga Kamenica për vrasjen e bashkëshortes

Aktakuzë ndaj një burri nga Kamenica për vrasjen e bashkëshortes

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 25 korrik 2020, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.