Kronikë e zezë

Vazhdon shkatërrimi i plantacionit të bimëve narkotike në Koshare

Vazhdon shkatërrimi i plantacionit të bimëve narkotike në Koshare
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdën e implementimit të planit operativ “Parandalimi i kultivimit të narkotikëve dhe kontrabandës” ka bërë identifikimin dhe shkatërrimin e disa bimëve narkotike.

Sipas njoftimit nga Policia, më datë 25.09.2020 në rajonin e Koshares, Policia e Kosovës gjatë zbatimit të planit operativ, në orët e para të mëngjesit ka zbuluar edhe një plantacion me të mbjella në sasi prej 212 bimë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, me gjatësi nga 1 deri në 3 metra.