Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, kishte kanosur familjen e tij

Arrestohet një person në Pejë, kishte kanosur familjen e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasiqë në gjendje të dehur, kanosur me armë familjen e tij.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Pejës rreth orës 23:15, ndërsa sipas raportit zyrtar policor, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë automatike, me dy karikator, një armë artizanale dy tytëshe, një pistoletë “Bereta” 7.65 mm, një pistoleta “Colt” 9 mm dhe dy karikator të AK-47.