Kronikë e zezë

Parandalohet futja e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Parandalohet futja e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizrenit oficerët kanë arritur të ndalojnë futjen e një telefoni brenda.

“Sot rreth orës ‪13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës. Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, ka njoftuar SHKK.