Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për inspektorin e Prishtinës të dyshuar për ryshfet

Një muaj paraburgim për inspektorin e Prishtinës të dyshuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se të akuzuarit G.R i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji duke filluar prej datës 29.09.2020 gjerë me datë 29.10.2020, transmeton KOHA.