Kronikë e zezë

Gjenden tre AK-47 të fshehur në një automjet në pikëkalimin e Vërmicës

 

Njësitë e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, konkretisht tre AK-47 të çmontuar.

“Gjatë kontrolleve rutinore në pikëkalimin e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë”, njofton përmes një komunikate Dogana e Kosovës.