Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Prishtinë

Digjet një shtëpi në Prishtinë

Një shtëpi është djegur mbrëmë në rrugën “Migjeni” në Prishtinë. Ankuesja ka raportuar se shtëpia është kapluar nga zjarri si pasojë e rrjetit elektrik.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitetet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.