Kronikë e zezë

Zhduken dy vajza në Ferizaj

Zhduken dy vajza në Ferizaj

Një nënë ka raportuar në Policinë e Kosovës dje se dy vajzat e saj, njëra prej tyre e mitur, janë larguar nga shtëpia qysh në gusht dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Sipas ankueses ajo ka kontaktuar me vajzat përmes telefonit dhe rrjeteve sociale deri para disa ditëve. Ato i kishin thënë se janë duke jetuar në Prishtinë, por se më nuk ka kontakte”, thuhet nga Policia e Kosovës.