Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për grabitje

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për grabitje

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.P, D.K dhe Z.V, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë sulmuar një pompë të derivateve, me qëllim të përfitimit të pasurisë.

Sipas njoftimit, me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale grabitje.