Kronikë e zezë

Policia zbulon 19 sirianë në një automjet, arratiset shoferi që po i kontrabandonte

Policia zbulon 19 sirianë në një automjet, arratiset shoferi që po i kontrabandonte

Një person është arratisur, pasi Policia i është vënë në ndjekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, të mërkurën në afërsi të Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në automjetin (kombi) e tij, pas ikjes së shoferit, janë gjetur 19 migrantë sirianë.