Kronikë e zezë

Ndalohen 13 persona në Prizren gjatë aksionit të Policisë kundër lojërave të fatit

Ndalohen 13 persona në Prizren gjatë aksionit të Policisë kundër lojërave të fatit
Foto: Ilustrim

13 persona janë shoqëruar për në stacionin policor në Prizren, pas një aksioni të Policisë së Kosovës të enjten.

Sipas Policisë, aksioni në qendër të Prizrenit ndodhi pas orës 18:30 dhe personat e dyshuar ishin në një objekt ku po ushtronin veprimtari të kundërligjshme, konkretisht lojëra fati.