Kronikë e zezë

Një 19-vjeçar vritet me thikë në Gjilan

Një 19-vjeçar vritet me thikë në Gjilan
Foto: Ilustrim

Një 19-vjeçar është therur për vdekje në Gjilan, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën 'Gjon Sereqi' në Gjilan, është një person i lënduar, dyshohet me mjete të mprehtë. Patrullat policore iu kanë përgjigjur informatës, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001)”, ka thënë ai.