Kronikë e zezë

Gjykata Themelore e Ferizajt dënon me burgim të përjetshëm një person për vrasje

Gjykata Themelore e Ferizajt dënon me burgim të përjetshëm një person për vrasje
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin T.L., që akuzohej për vrasjen e një personi.

Sipas njoftimit të Themelores, T.L., në dhjetor të vitit 2019, kishte vrarë SH.B., trupin ia kishte hedhur në një përrockë dhe më pas ia kishte djegur me benzinë.