Kronikë e zezë

Serbi tenton të futet në Kosovë ilegalisht, ndalohet nga policia

Serbi tenton të futet në Kosovë ilegalisht, ndalohet nga policia
Foto: KOHA

Një person është ndalur në komunën e Kamenicës ku dyshohet se ka tentuar ta kalojë kufirin në mënyrë ilegale.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur gjatë së hënës në orën 08:35, ku një vozitës i veturës me targa të huaja, kishte tentuar të futej nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur kontrolleve kufitare.