Kronikë e zezë

Qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar

Qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar

Pejë, 27 tetor - Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më 23 tetor 2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar VALDET (Muharrem) BERISHA, i cili kërkohej për veprën penale: “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë, pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të sigurojë informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datën 25 tetor ka bërë arrestimin e tij nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë.