Kronikë e zezë

Pas arratisjes së dy të miturve, suspendohen dy zyrtarë korrektues në Lipjan

Pas arratisjes së dy të miturve, suspendohen dy zyrtarë korrektues në Lipjan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë, për shkak të arratisjes së dy të miturve nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Sipas njoftimit, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.