Kronikë e zezë

Paraburgim një personit në Pejë për vrasje në tentativë

Paraburgim një personit në Pejë për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë – ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.L, për shkak të dyshimit për vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit për media, Me datë 10.10.2020, rreth orës 12:15, në Pejë, me dashje e për motive ende të panjohura, ka tentuar t’a privojë nga jeta të dëmtuarin M.A, në atë mënyrë që me t’u takuar me të papritmas ka nxjerrë nga brezi revolen dhe qëlluar në drejtim të viktimës duke i shkaktuar lëndime serioze si dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve të tjerë. Njoftohet se përveç të dëmtuarit M.A, me një predhë ka goditur edhe një kalimtar të rastit të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me pasoja për jetën.