Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj një personi që shkaktoi aksident me fatalitet

Një muaj paraburgim ndaj një personi që shkaktoi aksident me fatalitet

Ferizaj 29 tetor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën në paraburgimit kundër të pandehurit E.H.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Gjyqtari i procedurës paraprake të Divizionit Penal – Imri Sejda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.