Kronikë e zezë

Policia arrestoi një person që tentoi të fuste ilegalisht nga Serbia 930 teste për COVID-19

Foto: Ilustrim
 

Një shqiptar, shtetas u Serbisë, është arrestuar në pikë-kalimin kufitar me Serbinë, në Muçibabë, pasi në veturë i janë gjetur 930 teste COVID-19, të cilat tentoi t’i fuste në Kosovë ilegalisht, të mërkurën mbrëma.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.