Kronikë e zezë

1,100 fletëparaqitje e mbi 270 vërejtje për shkelësit e masave anti-COVID javën e kaluar

1,100 fletëparaqitje e mbi 270 vërejtje për shkelësit e masave anti-COVID javën e kaluar
Foto: DPR

1,100 fletëparaqitje janë shqiptuar vetëm javën e kaluar në Prishtinë nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave anti-COVID dhe janë dhënë mbi 270 vërejtje për qytetarët.

“Vetëm në harkun kohor të javës që lamë pas, për shkelësit e orareve të përcaktuara për lëvizje, për ata që kanë zhvilluar aktivitete në mjedise private e publike, ata që nuk kanë respektuar izolimin dhe karantinën, ata që nuk kanë respektuar cilëndo nga masat e përcaktuara me vendimet e Qeverisë së Republikës, janë shqiptuar njëmijenjëqind (1100) fletëparaqitje, përderisa janë dhënë mbi dyqindeshtatëdhjetë (270) vërejtje nga polica”, ka njoftuar PK.