Kronikë e zezë

Digjen disa baraka në Kampusin Universitar në Prishtinë, s’ka të lënduar

Digjen disa baraka në Kampusin Universitar në Prishtinë, s’ka të lënduar
Foto: KOHA
 

Në orët e para të së premtes janë përfshirë nga zjarri disa baraka në Kampusin Universitar në Prishtinë, afër vendit ku po ndërtohet parkingu nëntokësor.

Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN, se zjarrin e kanë lokalizuar zjarrfikësit, ndërsa përpos dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.