Kronikë e zezë

Arrestohet 21-vjeçari për grabitje të armatosur në një barnatore në Prishtinë

Arrestohet 21-vjeçari për grabitje të armatosur në një barnatore në Prishtinë
Foto: Ilustrim
 

Të premten mbrëma është arrestuar një i dyshuar për grabitje të armatosur në një barnatore në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi nën kërcënimin e armës, ka arritë të merr një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës.