Kronikë e zezë

Një i lënduar rëndë pas përleshjes në Podujevë ku u përdorën thika, boks hekuri e shufër metalike

Një i lënduar rëndë pas përleshjes në Podujevë ku u përdorën thika, boks hekuri e shufër metalike
Foto: Policia e Kosovës
 

Një person ka marrë lëndime të rënda për çka i është dashur ndihma mjekësore pas një përleshje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, të mërkurën mbrëma.

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se bëhet fjalë për një përleshje mes dy personave e ku janë përdorur dy thika, një boks hekuri, një shufër metalike dhe një mjet i mprehtë shpues.