Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në një institucion financiar në Lipjan

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në një institucion financiar në Lipjan
 

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për vjedhje në një institucion financiar në Lipjan.

Tutje thuhet se stacionet policore të rajonit të Prishtinës, në kuadër të intensifikimit të masave të ndërmarra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.