Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten një e mitur ka lindur një foshnje. Lindja është bërë në Spitalin e Gjakovës ndërsa e mitura thuhet se është nga Rahoveci.
Vepra është cilësuar nga policia si bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, raporton KOHA.
Në raportin 24-orësh të Policisë, nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës bëhet e ditur se të enjten janë arrestuar dy persona pasi dyshohen se kanë shkaktuar dhunë në familje.