Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Suharekë që falsifikoi dokumentin për të fituar një tender

Arrestohet i dyshuari në Suharekë që falsifikoi dokumentin për të fituar një tender
 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro.

Policia thotë se dyshohet se falsifikimin e dokumentit i dyshuari e ka bërë me qëllim të fitimit në një tender publik, nga një institucion shtetëror.