Kronikë e zezë

Vdes një i burgosur i Dubravës i dënuar për “keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”

Foto: Ilustrim
 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje ka vdekur i burgosuri M. H, i lindur në vitin 1935, i cili po trajtohej në Spitalin e Pejës.

“I burgosuri nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.