Kronikë e zezë

Një punëtor vdes në punishten për “Bashkimin e Qytetit” në Ferizaj

Foto: Koha
 

Një 50-vjeçar ka vdekur rreth orës 14:00 në qendër të qytetit të Ferizajt derisa po punonte në projektin ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit”.

Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj e ka konfirmuar rastin duke njoftuar se ka ndodhur në rrugën “Vëllëzërit Gërvalla”.