Arrestohet një person në Ferizaj, bashkëjetoi me një të mitur
Foto: KOHA/Ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në shtëpinë e tij është gjetur e strehuar një vajzë e mitur.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj ndërsa Policia e ka cilësuar si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rast i ngjashëm ka ndodhur në këtë komunë gjatë orës 17:25, ku një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një person.
“Viktima ka arritur që të largohet dhe se nuk ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar", thuhet në njoftimin policor.