Kronikë e zezë

Lojëra fati në Podujevë, 16 persona shoqërohen në Polici

Lojëra fati në Podujevë, 16 persona shoqërohen në Polici
 

Gjashtëmbëdhjetë persona janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar, pasi janë takuar në një lokal pa mbishkrim ku zhvilloheshin veprimtari të lojës së fatit (bastore).

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pajisje të cilat dyshohen të kenë shërbyer për lojëra te fatit, si dhe disa para të gatshme.