Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të miturin që vrau 15-vjeçarin në Prizren

Një muaj paraburgim për të miturin që vrau 15-vjeçarin në Prizren
 

Prizren, 19 janar 2021 – Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim për të miturin J.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: vrasje e rëndë. Masa do të llogaritet prej datës 18.01.2021 deri me 17 shkurt.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturit J.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.